Sunday, November 17, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTateshi: Spasovski e lufton gjuhën shqipe, ku fshihet Nazim Bushi!?

Tateshi: Spasovski e lufton gjuhën shqipe, ku fshihet Nazim Bushi!?

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot para mediave tha se sipas Dekretit që paraprakisht e solli Qeveria, emblema dygjuhësore do të ketë vetëm për shërbimet në nivel lokal, atje, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe. Emblemat, theksoi, nuk do të jenë në dygjuhësi edhe për shërbimet dhe njësitë qendrore të cilat janë në nivel shtetëror.

“Aty ku punohet në nivel lokal, do të thotë për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Do të thotë, në shërbimet qendrore në nivel shtetëror nuk ka kurrfarë ndryshimi në pjesën e uniformave, respektivisht edhe në njësinë “Tigri” dhe në “Njësinë për sistemim të shpejtë”, tha Spasovski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Për deklaratën e Spasovskit ka reaguar Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët, i cili thotë se Spasovski sot e “rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë.”

Reagimi i plotë i Tateshit:

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush e ndalon edhe pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë njësit.
Arsyetimet e llojit se qenkan në nivel qendror nuk mbajnë, sepse me këtë logjikë i bie se gjuhën shqipe do ta ndalojnë edhe në ministri, Kuvend e Qeveri. Vetë ministria ku bëjnë pjesë është më qendrore dhe më e lartë sesa njësiti “Тigrat”.
Sidoqoftë, Spasovski tregoi se kush vendos në këtë ministri dhe Qeveri dhe se zëvendësit të tij, Nazim Bushi, përsëri ia paska mbyllur gojën dhe ia ka ndaluar fjalën.
Kujtojmë se ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u bënë për ta ngritur gjuhën shqipe në organe qendrore dhe jo për ta lokalizuar edhe më shumë për përdorim në çajtore me çka mburret tani e dy dekada kryetari i partisë në pushtet, Ali Ahmeti.
Aleanca për Shqiptarët rikujton Oliver Spasovskin se as njësiti “Тigrat” e as ministria që drejton nuk mund të sillen siç duan ata. Nëse i keni marrë peng funksionarët e BDI-së, mos mendoni se mund t’i nënçmoni dhe shkelni gjithë shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!