Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,31% në raport me vendimin e datës 16.3.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU ulet për 2,228 den/kilogram dhe tani do të jetë 54,521 den/kg.
Nga data 18.3.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 76,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,521 (denarë/kilogram)