Nga SPB-Ohër njoftojnë se më datë 05/06.02.2022, nga ora 20:00 deri në ora 02:00 gjatë aksioneve të kontrolleve të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë kontrolluar 211 automjete të udhëtarëve (Ohër-80, Strugë-74, Kërçovë-25, Dibër-32) dhe janë konstatuar 12 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjetin motorik nën ndikimin e alkoolit (Ohër-07, Strugë-02, Kërçovë-02, Dibër-01).
Raportohet se janë janë konfiskuar disa patenta shoferi dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë vazhdimisht sinjalistikën e vendosur në komunikacion, të mos ngasin automjetet nën ndikimin e alkoolit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, gjë që kontribuon në rritjen e sigurisë në komunikacion, thonë nga SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)