Dy sondazhe e vendosin Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës fitues të zgjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq një sondazh tjetër e nxjerrë fitues Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas EXIT POLL-it të UBO-s, Arben Vitia prin me 50.9 ndaj Përparim Ramës me 49.1 në kryeqytet.
Ndërkaq, sipas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, në Prishtinë prin LDK me 50.98 për qind.
E, sipas sondazhit të Klan Kosovës, në Prishtinë ka fituar Përparim Ramame një përqindje të ngushtë duke marrë 50.95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49.05%.