Nga Aleanca për shqiptarët kanë bërë thirrje që të gjithë që duan ta shpëtojnë vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca duhet t’i bashkohen opozitës progresive.
“Deputetëve të kësaj minorance qeveritare u bëjmë thirrje: të gjithë ata që duan ta shpëtojnë vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca, le t’i bashkangjiten opozitës progresive.
Përrallat me euro-integrime të këtij regjimi të dështuar janë vetëm alibi për të shpëtuar nga drejtësia. Bashkimi Evropian nuk arrihet me Boki13, me Zoki Kiçees, me Vice Zaevin, me gjykatës dhe prokurorë të partizuar, me inspektorë që zhvasin bizneset dhe me deputetë të blerë e të shantazhuar”.