Në spitalin e Kozles janë hospitalizuar 21 fëmijë të prekur nga Kovid-19. Të gjithë fëmijët e shtruar në spital janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë për MIA e ka konfirmuar drejtori i këtij spitali, Besnik Zeqiri, sipas të cilit fëmijët e shtruar në spital janë të moshës prej dy muaj deri në 16 vjet.
“Prej fëmijëve të sëmurë, 80 për qind janë të moshës prej 8 deri në 16 vjet. Ndërsa dy fëmijë janë në oksigjeno terapi”, tha Zeqiri.