Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriEdi Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor

Edi Rama: Nuk janë të mira shenjat për Ballkanin Perëndimor

“Zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk janë shenja të mira për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për gazetën “TA NEA”, me gazetaren Maria Vasileiou.

Rama u bëri thirrje faktorëve politikë në rajon, por edhe brenda Bashkimit Evropian, që “të jenë të kujdesshëm e që të mos nënvlerësojnë simptoma të tilla”, duke shprehur vlerësimin e tij se “gjërat nuk kanë arritur në një pikë ku t’i frikësohemi destabilizimit”.
“Intervista u zhvillua mbrëmjen e së enjtes përmes WebEx, pak pasi Edi Rama u kthye në Tiranë nga Beogradi, ku u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëspresidentin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrof. Rama njofton për progres në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, për të cilën të trija palët kishin diskutuar në Forumin Ekonomik të Delfit, diskutuan për Turqinë, si edhe për marrëdhëniet greko-shqiptare”, thuhet në hyrjen e intervistës.

Intervista e kryeministrit Edi Rama:

TA NEA: A jeni i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe për shkak të krizës në Bosnjë-Hercegovinë? A ndani ju të njëjtin mendimin se Ballkani Perëndimor mund të jetë duke hyrë në një gjendje destabilizimi?

Edi Rama: Nuk jam i shqetësuar për momentin sepse nuk mendoj se gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa të kemi frikë nga destabilizimi. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dijnë se destabilizimi nuk është i mirë për askënd, as për ata që sipas gjasave e synojnë destabilizim. Megjithatë, ne nuk gjendemi në një fazë të mirë dhe këto nuk janë shenja të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm.

TA NEA: Cilët nënkuptoni se duhet të jenë të kujdesshëm?

Edi Rama: Si faktorët politikë brenda Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe jashtë tij, në Bashkimin Evropian, duhet të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të nënvlerësojnë simptoma të këtij lloji.

TA NEA: A ekzistojnë shqetësime për përfshirjen e forcave të tjera dhe të Turqisë në rajon, të cilat po përpiqen të largojnë Ballkanin Perëndimor nga BE-ja?

Edi Rama: Nuk jam në dijeni se ka ndonjë gjë që e lidh Turqinë me ndonjë formë apo trajtë destabilizimi.

Unë di se Turqia është një partner strategjik për Shqipërinë, siç është edhe Greqia, siç është edhe Italia. Turqia është një mik i ngushtë i Shqipërisë. Ne duam të forcojmë miqësinë tonë. Nuk shoh Turqinë të ketë një axhendë për të minuar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor.

TA NEA: Kur ju vizitoi në shtator, presidentja e Komisionit Evropian tha se Shqipëria është gati të nisë negociatat e anëtarësimit, duke theksuar se kjo mund të bëhej deri në fund të vitit: Çfarë aspiratash keni pas Samitit të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Edi Rama: Nuk është hera e parë që dëgjoj parashikime të tilla nga zyrtarë të lartë në BE dhe nuk do të jetë hera e parë që ata nuk do të mund të mbajnë premtimet e tyre. Nuk pres asgjë. Mendoj se duhet të vazhdojmë ta bëjmë atë që bëjmë, sepse e bëjmë për ne, për fëmijët tanë, për Shqipërinë, jo për miqtë tanë në Bruksel ose për ata në kryeqytete të tjera.

TA NEA: Analistët thonë se zhvillimet në Maqedoninë e Veriut mund të mos kishin ndodhur nëse BE-ja do të kishte vazhduar me negociatat e anëtarësimit.

Edi Rama: Po, është e vërtetë, por në të njëjtën kohë nuk varet nga ne. Analistët duhet të shkruajnë, por vendimet i marrin të mëdhenjtë në Këshillin e Evropës. Evropa në këtë kohë duket se nuk mund të ketë kohezion dhe të marrë vendimet që i nevojiten, jo vetëm për ne, por edhe për veten e saj.

TA NEA: Në Beograd keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe me zëvendëspresidentin e Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Deri në çfarë pike keni ecur në këtë nismë dhe çfarë diskutuat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor?

Edi Rama: Kemi bërë progres, por jo aq sa do të donim. Në takimin e radhës në Tiranë në dhjetor, do të kalojmë në disa objektiva që lidhen me lirshmërinë e lëvizjes së produkteve. Për sa i përket situatës, jemi mësuar me situata të tilla, nuk është diçka e veçantë.

TA NEA: Greqia ka vendosur dy kushte shtesë në kuadër të procesit tuaj të anëtarësimit. Ndryshimin e legjislacionit për regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që të garantohet e drejta e vetëpërcaktimit së anëtarëve të minoritetit grek dhe e mbrojtjes së të drejtave të tyre pronësore. Cili është progresi i kryer për sa më sipër?

Edi Rama: Nuk kemi pasur problemin e mbrojtjes së pronës së minoritetit grek në Shqipëri. Kemi pasur problem me mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në përgjithësi. Minoriteti grek vuajti për shkak të këtij problemi, sikundërse gjithë të tjerët. Ne e kemi trajtuar këtë çështje përmes një legjislacioni të ri, po shohim rezultate pozitive dhe po vazhdojmë përpara për sa i përket kësaj çështjeje. Për çështjen e dytë kemi diskutuar me miqtë tanë grekë.

TA NEA: Greqia dhe Shqipëria kanë vendosur të referojnë delimitimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Cilat janë hapat e ardhshëm dhe në cilat fusha prisni bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve?

Edi Rama: Kemi rënë dakord t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare, por gjetja e zgjidhjes ka mbetur ende pezull. Nuk është gjetur ende zgjidhje. Shpresojmë se do ta gjejmë.

Është e qartë se ka energji pozitive në marrëdhëniet tona, ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët për ta zgjidhur çështjen në mënyrë të qartë, përmes përcjelljes në Hagë, duke treguar besim tek një palë e tretë. Është një arritje e madhe, por ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen.

Jam më tepër optimist sesa isha përpara se të fillonim me kryeministrin z. Mitsotakis dhe me ministrin e Jashtëm, z. Dendias. Ata janë sinqerisht të gatshëm të vazhdojnë në këtë marrëdhënie, gjë që është e mirë për të dyja palët. Unë kam thënë që politika nga të dyja palët nuk ka arritur të ndjekë popujt, të cilët kanë marrëdhënie të mira. Shqiptarët në Greqi janë integruar, flasin me punën e tyre dhe respektin ndaj vendit. E njëjta gjë edhe këtu, grekët që jetojnë këtu si qytetarë janë në shtëpinë e tyre. Politika nuk ka arritur të sjellë marrëdhëniet mes dy vendeve në të njëjtin nivel. Këtë gjë duhet të bëjmë dhe mendoj se këtë synon edhe kryeministri grek, edhe ministri i Jashtëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!