Del në treg libri me poezi “Të të quaj dashuri, dhimbje apo jetë?!”- nga autorja Mimoza Mustafai-Jonuzi- profesoreshë e Gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Libri trajton poezi lirike, ku shkrimtarja shpreh ndjenjat e saj shpirtërore për dashurin, jetën dhe vuajtjen nga një këndvështrim abstrakt.
E veçanta e këtij libri është se, poezitë janë të gjitha pa titull, me çka autorja e lë në dorën e lexuesit se si do ta titulloj, sipas asaj se çka do të ndjej shpirtërisht pas leximit.
Adhuruesit e librit dhe poezisë, librin mund ta gjejnë në Shkup dhe Tetovë në librarinë “Nobel”.
Mimoza Mustafai-Jonuzi eshte e lindur në fshatin Zagraçan të Strugês ku shkollën fillore e kreu në vendëlindje, shkollën e Mesme e kreu nê Strugë në “Niko Nestor”, kurse fakultetin e Albanologjisë e kreu nê Shkup.
Poetja jeton dhe punon në Shkup, pedagoge e Gjuhës dhe Letërsisê Shqipe.