Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga sot mbaron detyrimi për pajisjet dimërore në vetura

Nga sot mbaron detyrimi për pajisjet dimërore në vetura

Sot mbaron obligimi për pajisje të detyrueshme dimërore në makinë, që është vendosur me 15 nëntor të vitit të kaluar, transmeton Alsat. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare, në anën maqedonase, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandohet shpejtësia e rregulluar, respektimi i sinjaleve të vendosura në trafik dhe menaxhimi i kujdesshëm i automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht u referohet seksioneve Katlanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments