Mendi Qyra kujton demonstrat e 81-it: Sot e 40 vjet më parë, dita kur filloi faqja më e ndritshme e kombit tonë

0
46
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Sot e 40 vjet më parë,në ditën kur filloi faqja më e ndritshme e kombit tonë,kujtoj me nostalgji që bashkë me një grup shokësh studentë nga Struga,ndoqëm itinerarin më të rëndesishëm historik, i cili nisi nga mensa e studentëve për të vazhduar nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës duke protestuar deri në orët e para të mëngjesit.
Jam shumë krenar që këto demonstrata të 11 marsit të 1981 qenë burim frymëzimi i shumë gjeneratave në vijim për të arritur sot ku jemi!
Sot pas 4 dekadave kujtimi i asaj dite më bën krenar, të lumtur, më fal kënaqësi, më jep plot motiv për të shkuar tutje!
Sot nga qyteti i Strugës së bukur gjithë pjesmarrësve iu dëshiroj çdo të mirë në jetë, ndërsa për ata që nuk janë në mesin tonë respekte pa fund.
Lavdi

Mendi Qyra