Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKur sajimi i komunitetit “Makedonski muslimani” shërbente si arma më e fortë...

Kur sajimi i komunitetit “Makedonski muslimani” shërbente si arma më e fortë kundër popullit shqiptar në RM(V)

Kur sajimi i komunitetit “Makedonski muslimani” shërbente si arma më e fortë kundër popullit shqiptar në RM(V)

Titoja ka qenë mjeshtër i mashtrimit dhe manipulimit. Madje, thuhet se ai amerikanëve u ka shitur miliona dollarë një program bërthamor, i cili nuk ka ekzistuar fare. Ai ka shpikur bashkësi etnike, madje edhe kombe, në emrin e gjoja barabarësisë dhe balancës ndëretnike në ish-RSFJ, por në kurriz të të tjerëve, në veçanti në kurrizin e neve shqiptarëve si populli më i madh dhe autokton në rajonin e Ballkanit.

Të ashtuquajturit torbeshë, të riformatuar deri së vonshmi politikisht në “makedonski muslimani” dhe së fundmi “turq”, nuk janë asgjë tjetër, përpos shqiptarë, të cilët mbase nga snobizmi dhe përulja e ndiejnë veten herë torbeshë, herë makedonski muslimani dhe herë turq, por jo shqiptarë, siç janë edhe në të vërtetë.

Grupi më i madh i tyre, me gjasë, gjendet në Kërçovë, dhe tradicionalisht ata, në sajë të aftësisë së tyre për t’u përshtatur me çdo regjim, duke filluar qysh nga hyqymeti turk, ‘Kralevina” SKS, komunizmi jugosllav dhe postkomunizmi maqedonas, e kanë quajtur veten sipas pushtuesit në fjalë, por që bizneset e tyre në vazhdimësi i kanë mbajtur nga popullata shqiptare. Ata kombin e kanë ndërruar hiç pa nge sipas dorës së pushtuesit, kurse fenë jo, madje vazhdojnë ta ruajnë me fanatizëm atë. Në Kërçovë, ata deri vonë as shqip nuk flisnin, kohëve të fundit janë kthyer te rrënjët në sajë të zhvillimeve shoqërore-politike.

Ideologjia e quajtur “makedonski muslimani’ ishte projektuar si një turjelë asimiluese të shqiptarëve dhe në zbatimin e kësaj ideologjie ishte vënë në dispozicion një arsenal i tërë, madje edhe intelektual dhe politik. Kërçova ishte epiqendra, ngase pushteti jugosllav dhe ai maqedonas ia kishin frikën shkaku i Mefailave dhe Ballit Kombëtar, që në Kërçovë mbolli një patriotizëm të flaktë dhe u ruajt deri vonë.

Në Kërçovë ka edhe një fshat që quhet Baçisht, të cilët gjatë komunizmit, për shkaqet e përmendura shoqërore-politike kanë folur maqedonisht, por me hapat e para të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ata kërkuan hapjen e shkollës shqipe në fshatin e tyre. Menjëherë qeveria dërgoi misionarët e vet për parandalimin e këtij fenomeni, akademikun e shkolluar enkas për këtë punë, Nijazi Limanoski, por që nga banorët e Baçishtit u gjuajt me vezë dhe mezi shpëtoi kokën.

Shteti i Maqedonisë e shfrytëzoi këtë komunitet të sajuar nga Titoja në dëm të shqiptarëve si në Kosovë dhe Maqedoni, për të ulur përfaqësimin tonë numerik, gjë që në Maqedoni ata ende vazhdojnë të llogariten si maqedonas.

Thuhet se Perandoria Osmane ka rënë, kur popujve të Kaukazit dhe shqiptarëve u është kujtuar më në fund se ekzistojnë trojet etnike. A thua vallë e njëjta do të ndodhë me regjistrimin e prillit në Maqedoninë e Veriut?! A do t’i kujtohet këtij grupi dhe grupeve të tjera etnike se duhet të kthehen te rrënjët?!

Të paktën, kjo gjë tashmë ka filluar të shfaqet në horizont…
Arbër Çeliku

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!