Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionHoxhë Salim Sulejmani: Ja sa vlerë ka Nata e Miraxhit

Hoxhë Salim Sulejmani: Ja sa vlerë ka Nata e Miraxhit

Duke shënuar Natën e Miraxhit muslimanët përkujtojnë udhëtimin madhështorë të Muhamedit a.s. nga Mesxhidul Harami në Mesxhidul Aksa. Isra do të thotë “të fillosh udhëtimin natën” dhe ka të bëj me udhëtimin e Muhamedit a.s. nga Meka në Kudus, ku takoi të gjithë Pejgamberët e Zotit dhe ku fali dy reqate namaz si imam i gjithë të Dërguarve. Ndërsa fjala Miraxh do të thotë shkallë, derexhe që tregon ngritjen e Muhamedit a.s. deri në Sidretul Munteha. Në këtë udhëtim i cili ndodhi pas sprovave të mëdha që i ndodhën Muhamedit a.s. në Mekë, i Dërguari i Allahut s.a.v.s pa shumë shenja të Zotit. Gjatë këtij udhëtimi ndër të tjera ai u obligua me faljen e namazit.
Meqenëse në Miraxh Muhamedit a.s. dhe ummetit të tij iu bë obligim namazi, kjo natë është rasti më i mirë për të parë raportin tonë ndaj këtij obligimi, këtij ibadeti i cili duhet të na largoj nga çdo gjë e shëmtuar dhe e ndaluar. Gjithashtu, namazi është ilaç për zemrën e besimtarit, lidhja më e fortë me Zotin e Madhërishëm, adhurimi i cili na sjell qetësin dhe rehatinë e shpirtit.
Njeriun çdo ditë e shoqërojnë sprova të ndryshme, ndërsa kryerja e rregullt të namazit si dhe lutja do të jetë forca më e madhe për çdo situatë në të cilën ndodhemi.
Andaj, Miraxhin tonë – lidhjen tonë me Zotin mund ta përjetojmë çdo ditë nëpërmjet abdesit, lutjeve namazeve dhe dhikrit. Të mos lëshojmë rastin që të përjetojmë ëmbëlsinë e të qenit afërt Zotit nëpërmjet faljes së namazit.
Salim Sulejmani- Kryetari i BFI-Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments