Niveli i Liqenit të Prespës është ulur për një centimetër, ndërsa i Liqenit të Ohrit për dy centimetra, ndërsa niveli i Liqenit të Dojranit është i njëjtë sikurse dje, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Vetëm në Liqenin e Dojranit niveli është më i lartë se ai mesatar edhe atë për 2,87 metra ndërsa tek dy liqenet e tjera natyrore në vend është më i ulët se mesatarja për shtatorin edhe atë për 85 centimetra tek Liqeni i Prespës dhe për 5 centimetra tek Liqeni i Ohrit.
Për dallim prej liqeneve, pjesa më e madhe e lumenjve në vend kanë nivel më të lartë të ujit prej mesatares shumëvjeçare për këtë muaj.