TË SHKRUAJMË MIRË!
Për të mos e humbur kohën kot le të zëmë ndonjë libër me dorë!
Librat na mundësojnë ta harxhojmë kohën në mënyrë të zgjuar.
Propozoj të humbisni pak kohë me Fjalorin drejtshkrimor dhe rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe.
Të gjithë e dimë se që nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kanë kaluar disa dekada, është hartuar një Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe, por ne vazhdojmë të mos i njohim rregullat drejtshkrimore.
Këto vërejtje i bëj më shumë për njerëzit e shkolluar, për gazetarët dhe nëpunësit e institucioneve publike. Nëse këta i zbatojnë rregullat drejtshkrimore të gjuhës standarde shqipe atëherë edhe të tjerët do të mësojnë duke dëgjuar, lexuar dhe shkruar.
JO ❌ PO ✅
Funksioner / nënpunës ❌ Funksionar / nëpunës ✅
E dielë ❌ E diel ✅
Sherrebel, i ❌ Sherbelë,a ✅
Të punon, të vepron ❌ Të punojë, të veprojë ✅
Rreshti së punuari (foluri) ❌ Reshti së punuari (foluri) ✅
*Rresht (rreshtoj, rreshtuar) është tjetër gjë.(shih FGJSH)
Rrënqeth ❌ Rrëqeth ✅
Ngjajshëm ❌ Ngjashëm ✅
Trasgresor (fjalë e huaj) ❌ Shkelës ✅
Kujdes me trajtat, përemrat, apostrofin!
JO ❌
Paguani sa të iu dojë zemra! ❌
U thashë juve… ❌
Ua dhashë juve… ❌
Ju dhashë atyre… ❌
Ti dha librat? ❌
Mu bë zemra mal. ❌
PO ✅
Paguani sa t’ju dojë zemra! ✅
Ju thashë juve … ✅
Jua dhashë juve… ✅
U dhashë atyre… ✅
T’i dha librat? ✅
M’u bë zemra mal! ✅
Përdorni shkronjat tona dalluese Ë dhe Ç! ✅
Kaq për sot.
Shëndet e të mira! ✅