7 vjeçarja Eda Bekteshi nga Veleshta fiton “Çmimin e Festivalit, Vendi i parë” në festivalin “Peshku i Artë” në Strugë (FOTO)

0
938
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Shtatë vjeçarja super e talentuar Eda Bekteshi është fituesja e festivalit për fëmijë, “Peshku i Artë” i cili u mbajt në Pallatin e Kulturës në Strugë!

Eda Bekteshi nga Veleshta me zërin e saj të ëmbël dhe talentin e saj për këngën bëri për vete publikun duke e duartrokitur dhe duke e pëlqyer interpretimin e saj të mrekullueshëm prej një artisteje 7 vjeçare që premton shumë për të ardhmen për një rrugëtim për të hapur dyert e mëdha të skenave të mëdha artistike nëpër botë.

Eda Bekteshi me këngën e saj “Lozonjare” të kompozuar nga prof.Vagner Nushi dhe me tekst të Laurije Ibraimit rrëmben çmimin special të festivalit,”ÇMIMI I FESTIVALIT, VENDI I PARË”!

(Struga Ekspres)