Tuesday, September 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin...

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet.

NJPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra (66), për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353 të Kodit Penal.

Sipas policisë, Qyra, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strugës, në kundërshtim me Ligjin për arsimin fillor, ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të një shkolle fillore komunale dhe më pas ka emëruar një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit.

Policia thotë se ai e ka bërë këtë edhe pse e dinte se personi i emëruar nuk i plotësonte në tërësi kushtet e përcaktuara me nenin 118 të Ligjit për arsimin fillor.

Parregullsitë janë konstatuar edhe gjatë një mbikëqyrjeje inspektuese të kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!