Tuesday, September 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiPensionohet profesoresha Florentina Hani nga Veleshta (FOTO)

Pensionohet profesoresha Florentina Hani nga Veleshta (FOTO)

Pas shumë vitesh në arsim, sot mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës sime dhe nis një tjetër — pensionimin.

Jeta më ka mësuar se koha nuk matet vetëm me vite, por me gjurmët që lëmë te njerëzit që takojmë gjatë rrugës. Në këtë rrugëtim pata fatin të kem pranë kolegë me të cilët ndava jo vetëm punën, por edhe mendime, sfida, gëzime e kujtime që do të mbeten me mua.
Një vend të veçantë në këtë rrugëtim e kanë nxënësit e mi. Shumë gjenerata kalova me ta ndava dijen, filozofinë, pyetjet për jetën dhe, mbi të gjitha, besimin se të mendosh me mendjen tënde është një nga vlerat më të mëdha të njeriut. Secila gjeneratë la tek unë një kujtim të veçantë.
Ju falënderoj nga zemra, kolegët për respektin, bashkëpunimin dhe çdo çast të përbashkët, dhe nxënësit e mi për kuptimin që i dhanë profesionit tim.
Po largohem nga profesioni, por jo nga kujtimet dhe as nga njerëzit që i dhanë kuptim këtyre viteve. Sepse, në fund, ajo që mbetet pas nesh nuk është sa gjatë qëndruam diku, por sa mirësi, dije dhe respekt lamë pas.

Me mirënjohje të thellë për të gjithë ju dhe për një kapitull të jetës që do ta kujtoj gjithmonë. ❤️
Florentina Hani

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!