Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota35 vjet e pafajshme në burg

35 vjet e pafajshme në burg

Me ndihmën e teknologjisë së testimit të ADN-së është liruar nga fajësia gruaja e cila e pafajshme ka vuajtur dënimin prej 35 viteve.

Cathy Woods, sot grua 64 vjeçare, është dënuar për vrasje të 19 vjeçares Michelle Mitchell, e cila është zhdukur më vitin 1976 –njofton Agjencia ABC. Trupi i pajetë i studentes Michelle Mitchel  është gjetur më 24 shkurt të vitit 1976 në një garazhë në afërsi të Fakultetit të mjekësisë, ku ka studjuar.

Cathy Woods, në atë kohë është mjekuar në spital nga sëmundjet psiqike. Tre vjet pas vrasjes se vajzës, ajo ka pranuar veprën, pasi i kanë premtuar se do ta sistemojnë në një dhomë më të mirë, më komode. Kundër sajë është ngritur procedurë përkatëse dhe Cathy është dënuar.

Më pastaj, ajo ka filluar të mohojë veprën. Gjykimi i sërishëm është zhvilluar më 1985, por Cathy edhe atëhere është shpallur fajtore.

“Nuk i fajësoj autoritetet qeveritare për hetuesinë e parë, as prokurorinë, e as gjykatësit porotë, të cilët Cathy Woods e kanë shpallur fajtore” ka thënë prokurori Chris Hicks.  “Të gjithë ata kanë qënë të ballafaquar me një vrasje të rëndë dhe tragjike, vrasje të pazbardhur dhe kanë pasë dëshmi dhe prova të personit që ka jetuar në atë rreth ku ka ndodhë vrasja”-ka theksuar Hicks.

Cathy Woods, në shtator të vitit 2014 është liruar pasi është bërë analiza e ADN-së së cigars së hedhur, të gjetur në vendin e vrasjes, dhe pas analizave të ADN-së është dëshmuar se materiali gjenetik përputhet me ADN-në e materialit të një mashkulli –  Rodney Halboëer (66), i cili në fillim të vitit të kaluar është zhvendosur nga burgu i Nevadës  në burgun e Oregonit, për shkak të veprave të kryera në atë shtet.

“Është tepër e gëzuar. Mbase është kjo dita më e bukur në jetën e sajë, sepse tani më e din se çdo gjë ka marrë fund”-ka thënë avokatja e Cathy Woods.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments