Sulmohet fizikisht arbitri gjatë ndeshjes së basketbollit në Ohër
Më 22.11.2026, në orën 14:50, në SPB Ohër është raportuar se gjatë zhvillimit të një ndeshjeje basketbolli në sallën sportive “Biljanini Izvori” në Ohër, një person ka sulmuar fizikisht arbitrin kryesor S.M. (26) nga Negotina.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas së cilës ndaj sulmuesit do të parashtrohet kallëzim përkatës.














