JARA NASUFI DHE JON LABËNISHTI TË ARTË NË TURNЕUN NDËRKOMBËTAR “ADEM JASHARI” – 8 MEDALJE PËR KLUBIN E KARATESË “DRINI” NGA STRUGA!
Në qytetin e bukur të Lidhjes së Prizrenit u zhvillua sot Turneu Ndërkombëtar kushtuar figurës së pavdekshme të kombit shqiptar, Komandantit Legjendar Adem Jashari, simbolit të lirisë, guximit, sakrificës dhe qëndresës kombëtare.
Në një aktivitet me peshë të veçantë historike dhe emocionale, ku çdo garë merr një domethënie më të madhe se vetë sporti, nuk mund të mungonte as Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga. Me pesë garues, klubi ynë u paraqit me dinjitet, përkushtim dhe rezultate të shkëlqyera, duke u kthyer në Strugë me plot 8 medalje: 2 të arta, 2 të argjendta dhe 4 të bronzta!
🥇 Medaljet e arta:
• Jara Nasufi – U12, -35 kg.
• Jon Labënishti – Junior, -55 kg.
🥈 Medaljet e argjendta:
• Jara Nasufi – U12, -40 kg.
• Redon Hajredini – Kadet, +70 kg.
🥉 Medaljet e bronzta:
• Jon Labënishti – Junior, -61 kg.
• Elif Labënishti – U13, -39 kg.
• Elif Labënishti – U13, -44 kg.
• Nuhejla Coma – U12, +50 kg.
Sot, sportistët tanë nuk fituan vetëm medalje, por me paraqitjen e tyre nderuan edhe kujtimin e një figure që do të mbetet përjetësisht në zemrat e shqiptarëve.
👏 Urime të gjithë garuesve për suksesin, krenarë për secilin prej tyre!
Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!
🥋 Një klub, një ekip, një krenari 🥋

















