MPB- Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.A. (37) nga Ohri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “marrja e fëmijës”, sipas nenit 198 të Kodit Penal.
Sipas policisë, A.A. e ka kryer veprën më 9 tetor 2026, kur në kohën e përcaktuar dhe në përputhje me marrëveshjen nuk e ka kthyer vajzën e saj të mitur te bashkëshorti i saj, të cilit i ishte besuar kujdesi, mbajtja dhe edukimi i fëmijës.














