Tuesday, September 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAmbasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

Ambasada e Kosovës në Shkup: Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut bën të ditur se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme në Strugë, përcjell TV21. Kjo sipas Ambasadës bëhet me kërkesë të Presidencës së Kosovës, dhe është në funksion të optimizimit të resurseve.

“Mbyllet Konsullata e Përgjithshme në Strugë, shërbimet konsullore përqendrohen në Ambasadën tonë në Shkup. Në bazë të Dekretit Nr.150/2025 të Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në zbatim të Vendimit përcjellës Nr.Ref 261/2026 të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njoftojmë se është mbyllur Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Strugë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi bazohet në vlerësimin e dinamikës së këtij misioni konsullor dhe është në funksion të optimizimit të resurseve, në përputhje me qëllimet dhe nevojat e gjithëmbarshme institucionale. Në Strugë do të vijoj prezenca me zyre e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës, i ngarkuar me rreth konsullor pikërisht në këtë qytet. Ambasada jonë në Shkup – krahas detyrave diplomatike – do të vijojë ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit tanë për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Ambasada e Kosovës në RMV.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!