Wednesday, November 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi e rëndë: Dy persona gjenden të vdekur pranë një makine të...

Tragjedi e rëndë: Dy persona gjenden të vdekur pranë një makine të djegur!

Dy persona janë gjetur pa shenja jete brenda dhe pranë një automjeti të përfshirë nga flakët, në vendin e quajtur “Içeva Çeshma”, në Gorno Sello të Bogdancit. Njëra viktimë është identifikuar si 21-vjeçari V.G. nga Bogdanci, ndërsa identiteti i personit tjetër ende nuk dihet. Sipas MPB-së, rasti është denoncuar më 3 nëntor, rreth orës 18:40. Policia ka gjetur trupin e 21-vjeçarit pranë automjetit, ndërsa pas shuarjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë zbuluar edhe trupin e dytë brenda tij. Me urdhër të Prokurorisë, trupat janë dërguar për autopsi, ndërsa policia po heton shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!