Katër sportistë, katër medalje dhe katër kualifikime për Kampionatin Ballkanik!
Dje dhe sot në Shkup u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut në Karate, në kategoritë Kadet, Junior dhe U21, një garë me rëndësi të veçantë pasi shërbeu edhe si garë kualifikuese për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Ballkanik.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga u paraqit me katër sportistë, të cilët treguan karakter, përkushtim dhe nivel të lartë sportiv, duke arritur një rezultat të mirë:
🥈 Jon Labënishti – medalje argjendi
🥈 Enes Ajrush – medalje argjendi
🥉 Redon Hajredini – medalje bronzi
🥉 Drini Hajredini – medalje bronzi
Por më e rëndësishmja është se të katër sportistët tanë siguruan kualifikimin për Kampionatin Ballkanik.
Megjithatë, nuk mund të anashkalojmë një aspekt shumë shqetësues të kësaj gare. Gjykimi në disa prej ndeshjeve ishte skandaloz dhe për mendimin tonë, ndikoi drejtpërdrejt në rezultatet e sportistëve tanë. Vendime të pakuptueshme dhe të diskutueshme i penalizuan sportistët tanë në momente vendimtare, duke ua vështirësuar rrugën drejt rezultateve edhe më të mira.
Ne respektojmë sportin, kundërshtarët dhe gjyqtarët, por njëkohësisht besojmë se çdo sportist meriton gjykim të drejtë dhe profesional. Rezultati duhet të përcaktohet nga ajo që ndodh në tatami dhe jo nga vendime që lënë pas shumë pikëpyetje.
Pavarësisht gjithçkaje, sportistët e “Drinit” treguan se nuk dorëzohen. Ata u ngritën, luftuan deri në fund dhe u larguan nga Shkupi me katër medalje dhe katër kualifikime për Kampionatin Ballkanik.
Urime Jonit, Enesit, Redonit dhe Drinit për suksesin!
Falënderojmë trajnerët, prindërit dhe të gjithë ata që qëndrojnë pranë klubit tonë.
“Drini” vazhdon përpara! 🥋













