Më 3 shtator 2026, në orën 17:35 në Ohër, zyrtarët policorë të SPB Ohër privuan nga liria një person 34-vjeçar nga Ohri, pas një denoncimi paraprak se kishte sulmuar fizikisht ish-partneren e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).













