Mot i ndryshueshëm, reshje shiu dhe bubullima në disa zona
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje lokale të herëpashershme shiu, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu pasdite dhe gjatë natës. Në disa pjesë të luginës, reshjet mund të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.
Parashikimi për ditët në vijim
Nesër, moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje lokale shiu në orët e mëngjesit dhe erë mesatare deri të fortë nga veriu.
Të shtunën pritet mot i qëndrueshëm, ndërsa të dielën do të ketë sërish vranësira dhe reshje lokale shiu. Në ditët pasuese parashikohet stabilizim i motit.














