Më 08.08.2026, në ora 23:30, në SPB Ohër është raportuar se nga një plumb i humbur i armës së zjarrit është dëmtuar xhami i përparmë i automjetit të pasagjerëve „Citroën C3“, me targa të Strugës, në pronësi të B.R. (38) nga fshati Fierishtë, Strugë.
Automjeti ka qenë i parkuar para shtëpisë, në oborrin e tij, në fshatin Fierishtë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.(Struga Ekspres)













