Në funksion kamerat e sistemit “Qytet i Sigurt” në një pjesë të komunës së Debërcës, së shpejti do të lëshohen edhe në Ohër
Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se pas përfundimit të testimit final janë vënë në funksion kamerat e sigurisë të sistemit për mbikëqyrje rrugore “Qytet i Sigurt” në segmentin e autostradës ndërmjet fshatrave Gorencë dhe Trebenishtë, në komunën e Debërcës.
Së shpejti, kamerat e “Qytetit të Sigurt” do të vihen në funksion edhe në linjat rrugore në Ohër dhe rajon, ku pajisjet tashmë janë vendosur dhe është duke përfunduar kontrolli teknik dhe testimi i tyre.
Sistemi “Qytet i Sigurt” do të mundësojë kontrolle të përforcuara dhe të vazhdueshëme rrugore, zbulimin e kundërvajtjeve rrugore, rritjen e disiplinës rrugore dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në rrugë. Njëherësh, pritet që zbatimi i tij të kontribuojë edhe në uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
U bëjmë apel të gjithë shoferëve që në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta në mbarë vendin.













