Friday, July 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRrokulliset kamioni në autostradën Ohër-Kërçovë

Rrokulliset kamioni në autostradën Ohër-Kërçovë

Një punëtor nga India është dërguar me urgjencë në spital pasi u rrokullis me një kamion në autostradën Kërçovë–Ohër, e cila është në ndërtim, shkruan Struga Ekspres.

Punëtori 25-vjeçar nga India, i cili ishte i angazhuar në ndërtimin e autostradës, po drejtonte një kamion të markës “MAN” me targa të Shkupit, kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe u rrokullis. Me automjetin e ndihmës së shpejtë ai u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës. Këqyrjen në vendin e ngjarjes e kryen ekipet e policisë, ndërsa SPB Ohër, në bashkëpunim me Prokurorin Publik dhe institucionet e tjera kompetente, po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Pas dokumentimit të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse, njoftojnë nga SPB Ohër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!