Thursday, July 2, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFaton Pollozhani mori pjesë në pritjen solemne të Ambasadës së SHBA-së për...

Faton Pollozhani mori pjesë në pritjen solemne të Ambasadës së SHBA-së për 250-vjetorin e pavarësisë amerikane

Faton Pollozhani mori pjesë në pritjen solemne të Ambasadës së SHBA-së për 250-vjetorin e pavarësisë amerikane

Kryetari i Degës së BDI-së në Strugë, Faton Pollozhani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi mbrëmjen si të veçantë dhe përcolli urime për popullin amerikan, duke theksuar rëndësinë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Postimi i plotë i Faton Pollozhanit:

“Sonte pata kënaqësinë dhe nderin të jem i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ishte një mbrëmje e veçantë, e mbushur me takime të këndshme, biseda frymëzuese dhe një atmosferë që pasqyronte vlerat e lirisë, demokracisë dhe miqësisë.

Urime popullit amerikan për këtë jubile të rëndësishëm! Uroj që miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona të vazhdojnë të forcohen, në dobi të qytetarëve tanë dhe të një të ardhmeje edhe më të mirë.”

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!