Monday, November 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBurim Pollozhani reagon: Shkolla në Livadhi prej disa ditësh pa ngrohje, kritika...

Burim Pollozhani reagon: Shkolla në Livadhi prej disa ditësh pa ngrohje, kritika ndaj Komunës së Strugës

Shkolla në fshatin Livadhi prej disa ditësh po përballet me mungesën e ngrohjes, ndërsa për këtë situatë deri më tani nuk ka pasur reagim, ka theksuar në një reagim Burim Pollozhani.
Ai ka kritikuar Komunën e Strugës dhe kryetarin e saj, duke vënë në pikëpyetje prioritetet, pasi, sipas tij, në vend që të zgjidhen problemet me të cilat përballen nxënësit, fokusi është te aktivitetet festive dhe fotografitë publike.
“Shkolla e fshatit Livadhi ka disa ditë që nuk ka ngrohje dhe, me sa shoh, askush nuk reagon. Ndërsa dje e pashë kryetarin e Komunës së Strugës të festonte Ditën e Alfabetit. Zotërinj, kuptoni që festë është atëherë kur ju siguroni kushte normale për mësim fëmijëve dhe jo të fotografoheni. PR nuk t’i zgjidh problemet, përvishni mëngët, sepse duke u fotografuar nuk zgjidhen problemet”, ka shkruar Pollozhani.
Reagimi i tij vjen në lidhje me kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor në shkollën e Livadhisë, ku sipas tij, mungesa e ngrohjes prej disa ditësh po mbetet pa zgjidhje.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!