Wednesday, July 1, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAjet Asani nga Zagraçani i Strugës, pas gjashtë vitesh përkushtim, tani është...

Ajet Asani nga Zagraçani i Strugës, pas gjashtë vitesh përkushtim, tani është Specialist në Kirurgji të Përgjithshme (FOTO)

Sot po mbyll një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime profesionale dhe personale – përfundimin e specializimit në Kirurgji të Përgjithshme.

Kanë qenë gjashtë vite të mbushura me sakrifica, sfida, net pa gjumë, kujdestari të panumërta, përgjegjësi të mëdha dhe momente që më kanë formuar si mjek dhe si njeri. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë larg familjes sime, larg njerëzve më të dashur, të cilët kanë mbajtur barrën më të madhe të mungesës sime dhe më kanë mbështetur pa kushte në çdo hap.

Dëshiroj të shpreh falënderimin tim të sinqertë për mentorin tim, Prof. Dr. Ilir Hasani, për mbështetjen dhe kontributin e tij në zhvillimin tim profesional.
Një mirënjohje e veçantë i takon Prof. Dr. Rexhep Selmanit dhe Dr. Qemal Rushitit, të cilët gjatë gjithë viteve të specializimit ishin pranë meje si mentorë, mësues dhe udhërrëfyes. Faleminderit për dijen e ndarë me bujari, për këshillat e vyera, për durimin dhe për çdo mundësi që më dhatë për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
Falënderoj gjithashtu të gjithë edukatorët, kolegët, infermierët dhe bashkëpunëtorët me të cilët pata mundësi të punoj dhe të mësoj. Pa të mos i harruar kolegët e Repartit Kirurgjik në Spitalin e Strugës, në veçanti Dr. Berat Lena i cili mi mësojë hapat e para në kirurgji.

Mbi të gjitha, falënderoj familjen time, e cila për gjashtë vite me radhë përballoi largësinë, sakrificat dhe mungesën time.

Ky është fundi i një rrugëtimi të rëndësishëm, por njëkohësisht fillimi i një kapitulli të ri plot përgjegjësi, sfida dhe mundësi. Me mirënjohje për të kaluarën dhe përkushtim për të ardhmen, vazhdoj përpara krenar për atë që kam arritur dhe i vetëdijshëm për rrugën që më pret.

Faleminderit nga zemra të gjithëve!

Ajet Asani-Kirurg i Përgjithshëm

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!