Më 30.06.2026, në ora 18:00, në SPB Strugë është raportuar se më 29.06.2026, rreth orës 09:30, në një hapësirë parkimi në fshatin Misleshovë, komuna e Strugës, një biçikletë e drejtuar nga K.R.S. (39 vjeçe) nga Struga është përplasur me një automjet të parkuar të tipit Volkswagen Golf, me targa të Strugës, i parkuar nga I.M. (71 vjeç) nga fshati Misleshovë.
Si pasojë e aksidentit, K.R.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ekipi i këqyrjes së vendit të ngjarjes ka kryer hetimin në vendngjarje.
(Struga Ekspres)













