Monday, June 29, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVrasje që trondit Maqedoninë: E mori gruan nga puna, e mbyti dhe...

Vrasje që trondit Maqedoninë: E mori gruan nga puna, e mbyti dhe e fshehu trupin

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për nisjen e procedurës hetimore ndaj një 51-vjeçari, i dyshuar për vrasje të kryer gjatë dhunës familjare, dhe ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit njofton INA.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se më 25 qershor, në zonën e fshatit Letevci, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i dyshuari me dashje e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ai, siç thuhet, në mbrëmje e ka marrë gruan nga vendi i saj i punës, e ka dërguar në një terren të vështirë për t’u arritur dhe e ka sulmuar fizikisht, duke e mbytur, me ç’rast ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Më pas, trupin e saj e ka fshehur nën degë mes pemëve, ndërsa të nesërmen ka raportuar në polici se ajo ishte e zhdukur.

Më 27 qershor, i dyshuari u ka thënë tre të njohurve se e dinte vendndodhjen e saj, duke pretenduar se ajo i ishte shfaqur në ëndërr dhe i kishte treguar lokacionin. Pas daljes në terren, trupi u gjet dhe rasti u raportua në polici.

Prokurori publik ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana për rrezik arratisjeje, ndikim ndaj dëshmitarëve dhe mundësi përsëritjeje të veprës, ndaj është dorëzuar propozim për paraburgim.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!