Friday, November 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiARSIM DALIPI: STRUGA NUK ËSHTË PRONË E PAZAREVE POLITIKE!

ARSIM DALIPI: STRUGA NUK ËSHTË PRONË E PAZAREVE POLITIKE!

STRUGA NUK ËSHTË PRONË E PAZAREVE POLITIKE!

Dje kundërshtarë të papajtueshëm, sot partnerë të pandashëm! Sa çuditërisht shpejt i shëron pushteti dallimet politike!

Në fushatë, qytetarëve iu fol për parime, programe dhe ndryshime. Por, sapo përfunduan zgjedhjet, parimet duket se u lanë mënjanë dhe matematika e pushtetit mori përparësi!

Ajo që bie veçanërisht në sy është qëndrimi i Mendi Qyrës ndaj listës së pavarur, të cilën, sipas interesave të momentit, herë e trajton si kundërshtare politike e herë si partnere të domosdoshme për sigurimin e shumicës në Këshill!

Z. Qyra, çfarë ndryshoi kaq papritur? Parimet tuaja apo nevoja për votat e tyre?

Dhe kur flasim për marrëveshje politike, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: A është pjesë e kësaj marrëveshjeje edhe posti i sekretarit të Komunës? A është negociuar edhe kjo pozitë në këmbim të mbështetjes politike?

Sepse bashkëpunimi politik është një gjë, ndërsa marrëveshjet për ndarjen e posteve dhe ndikimit, pa transparencë ndaj qytetarëve, janë krejt tjetër!

Ne nuk jemi kundër bashkëpunimeve politike, por jemi kundër standardeve të dyfishta, mungesës së transparencës dhe politikës ku parimet ndryshojnë sipas interesave të momentit!

Qytetarët meritojnë përgjigje: Çfarë i bashkoi papritur këta partnerë? Një vizion i përbashkët për zhvillimin e Strugës apo interesi për të siguruar shumicën dhe për të ndarë pushtetin?

Sidoqoftë, besimin e qytetarëve nuk mund ta negocioni në asnjë tavolinë! Mund t’i ndryshoni partnerët, aleancat dhe qëndrimet sipas interesit, por mos prisni që qytetarët ta ndryshojnë po aq lehtë kujtesën e tyre!

STRUGA NUK ËSHTË MONEDHË KËMBIMI PËR MBIJETESË POLITIKE!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!