NJOFTIM
Të nderuar banorë,
Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për shkak të ndërhyrjeve teknike në sistemin e pompimit.
Do të kryhen punime për kontrollin dhe zëvendësimin e kabllave të pompës, me qëllim eliminimin e defekteve të fundit dhe parandalimin e problemeve të ngjashme në të ardhmen.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
BL.Koroshishtë













