Saturday, June 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNjoftim i rëndësishëm nga Bashkësia Lokale e Frëngovës

Njoftim i rëndësishëm nga Bashkësia Lokale e Frëngovës

Të nderuar banorë

Ju lutem me mirëkuptim dhe përgjegjësi të mos abuzoni me ujin e pijshëm. Si pasojë e keqpërdorimit të tepërt, rezervuari zbrazet dhe shumë familje mbesin pa ujë pikërisht në orët kur kanë më së shumti nevojë.

Në këto temperatura të larta është e papranueshme që uji i pijshëm të përdoret për vaditjen e parqeve, e aq më tepër të livadheve. Uji i pijshëm është për nevojat themelore të njeriut dhe duhet të përdoret me përgjegjësi.

Ju lutem të kemi respekt edhe për punëtorët. Zbrazja e rezervuarit ndodh pikërisht në periudhën kur ata kthehen nga puna dhe është e domosdoshme që çdo shtëpi të ketë ujë në atë kohë.

Edhe një herë ju kërkoj bashkëpunim, mirëkuptim dhe ndërgjegjësim, që askush të mos vuajë mungesën e ujit të pijshëm për nevojat më elementare.

Njëkohësisht ju njoftojmë se do të zhvillohen kontrolle pa paralajmërim. Çdo zorrë (cef) që do të gjendet e lëshuar për ujitjen e parqeve apo livadheve nuk do të mblidhet, por do të pritet copë copë , dhe shpresojë shumë mos të vijë puna deri aty.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

Bashkësia Lokale e Fshatit Frëngovë
Kryetar: Egzon Xhaferri

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!