🌟 English Club – Dita e parë e aktiviteteve verore! 🌟
Dje u zhvillua me sukses aktiviteti i parë në kuadër të programit veror English Club, i organizuar në bashkëpunim me vullnetarët e Peace Corps USA.
Gjatë ditës, të dy grupet e fëmijëve morën pjesë njëri pas tjetrit në lojëra argëtuese, aktivitete kreative dhe ushtrime në gjuhën angleze. Atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive, buzëqeshje dhe miqësi të reja.
Një moment i veçantë ishte mëngjesi i përbashkët që fëmijët ndanë së bashku në ditën e parë të aktivitetit.
Më e rëndësishmja, fëmijët u larguan të lumtur, të kënaqur dhe me padurim për aktivitetet e radhës.
📸 Ju sjellim disa momente nga dita e sotme.
#EnglishClub #PeaceCorps #BamirësitStruganë #LearningThroughFun #Struga #SummerActivitiesForKids













