NJOFTIM PËR BANORËT
Të nderuar banorë,
Nesër, duke filluar nga ora 08:30, do të vazhdojë aksioni i punës në segmentin ku e lamë javën e kaluar, nga zona pranë fabrikave të Ingfixhit deri para hyrjes së fshatit Livadhi.
Paralelisht, do të mundohemi të realizojmë edhe shtrimin e tamponimit, në varësi të kushteve dhe mjeteve në dispozicion.
Ftojmë të gjithë ata që kanë dëshirë dhe vullnet të kontribuojnë të na bashkohen në këtë aksion. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerën e saj dhe na afron më shpejt drejt realizimit të qëllimit të përbashkët.
Në të mirë të fshatit dhe për të mirën tonë.
Fshati Koroshisht













