Nuk kalon propozimi i EKO Struga për rritjen e çmimit të parkingut në Strugë
Këshilli Komunal i Strugës nuk e ka miratuar propozimin e ndërmarrjes publike EKO Struga për rritjen e çmimit të shërbimit të parkingut në qytet. Vendimi u refuzua pas diskutimeve në seancën e këshillit, duke bërë që tarifat aktuale të parkimit të mbeten të pandryshuara.
Ky vendim vjen në një periudhë kur çështja e parkimit në Strugë mbetet një nga problemet kryesore infrastrukturore të qytetit.













