Në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal, propozimet e paraqitura nga Mendi Qyra nuk kanë marrë mbështetjen e nevojshme nga shumica e këshilltarëve.
Propozimi për ndalimin e pedalinkave nuk u miratua, duke mos siguruar votat e mjaftueshme për kalim.
Po ashtu, propozimi për pajisjet urbane mori vetëm 6 vota pro, duke dështuar të kalojë në vendimmarrje.
Nuk u miratua as propozimi për rritjen e çmimeve të parkingut, i cili gjithashtu hasi në kundërshtim nga shumica e këshilltarëve.
Edhe iniciativa për partneritet publiko–privat për menaxhimin e qenve endacakë nuk mori mbështetje dhe nuk kaloi në votim.
Këto rezultate tregojnë mungesë të konsensusit në këshill për një sërë çështjesh të propozuara në këtë mbledhje.
(Struga Ekspres)













