Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Elmedina Llogës, 26-vjeçares nga Livadhia e Strugës, e cila humbi jetën tragjikisht sot në një aksident rrugor në aksin Qafëthanë–Pogradec, në afërsi të Linit.
Një jetë e re, plot ëndrra, shpresa dhe plane për të ardhmen, u ndërpre në mënyrën më të dhimbshme. Kjo tragjedi ka tronditur jo vetëm familjen dhe të afërmit e saj, por edhe gjithë banorët e Livadhisë, Strugës dhe mbarë shqiptarët kudo që ndodhen.
Në këto çaste të rënda, fjalët janë të pakta për të përshkruar dhimbjen që ka lënë pas largimi i saj. Kujtimi i Elmedinës do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat e atyre që e njohën, e deshën dhe e vlerësuan.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lloga, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që po përjetojnë këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe, Elmedina. Kujtimi yt qoftë i përjetshëm.













