Në udhëkryqin mes Korzos, Tregut, Rrugës së Plazhit dhe rrugës që çon drejt Dibrës dhe fshatrave të Strugës, do të vendoset semafor për rregullimin e komunikacionit, mëson Struga Ekspres nga burime policore.
Në këtë lokacion tashmë janë vendosur disa kamera për monitorimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit nga ana e shoferëve.
Poashtu do të vendosen dhe në disa lokacione tê tjera ku qarkullim tê madh të makinave dhe këmbêsorëve.
Sipas informacioneve, kamerat do të shërbejnë për rritjen e kontrollit dhe sigurisë në këtë nyje të rëndësishme rrugore.
Ky udhëkryq konsiderohet si një nga pikat më të frekuentuara në Strugë, ku për shkak të qarkullimit të madh të automjeteve shpesh krijohen vështirësi në lëvizje, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Vendosja e semaforit pritet të kontribuojë në rregullimin e trafikut, rritjen e sigurisë për këmbësorët dhe shoferët, si dhe në uljen e rrezikut nga aksidentet.
(Struga Ekspres)















