Saturday, June 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedNë këmbë, erdhi nga Zvicra për në Kosovë për 61 ditë

Në këmbë, erdhi nga Zvicra për në Kosovë për 61 ditë

Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë më pas Ahmet Korça pas ka kaluar shumë vende të Evropës, ka mbërritur në vendlindjen e tij në Gjilan, në Kosovë.

Është kjo edhe një e veçantë e gjilanasve, të cilët po ndërmarrin rrugëtime të tilla, pas dy ditë më parë, nga Zvicra në Gjilan erdhën edhe dy gjilanasë, bashkëshortët Shqipe dhe Halit Kadriu, të cilët bënë këtë rrugëtim me biçikleta, shkruan radio Star.

Ndryshe, Ahmet Korça është gjilanas, i cili tash e sa kohë punon në Zvicër.

Në hyrje atë e kanë pritur bashkatdhetarët me pankartën, “Mirëserdhe në vendlindje, 61 ditë në këmbë Zvicër Kosovë”, derisa Ahmeti në duar mbante pankartën “Edhe unë jam Kosovë Diaspora”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!