Pas suksesit në Konkursin Kombëtar “Write On”, nxënësit e Shkollës “Zini Hani” në Veleshtë, Erand Skenderi dhe Jon Kondri, kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme duke fituar vendin e dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Write On”, njofton Struga Ekspres.
Në këtë garë ndërkombëtare, ku morën pjesë nxënës nga Mali i Zi dhe Shqipëria, Erandi dhe Joni u dalluan për kreativitetin dhe aftësitë e tyre në tregim.
Ky sukses erdhi falë përkushtimit të tyre, si dhe mentorimit profesional nga mësimdhënëset Makfiret Dika dhe Lulvere Tuda.
I përgëzojmë nxënësit dhe mentorët për këtë sukses të madh, duke u dëshiruar edhe më shumë arritje në të ardhmen.
(Struga Ekspres)













