Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNjoftim nga Komunalja e Strugës në prag të Kurban Bajramit (FOTO)

Njoftim nga Komunalja e Strugës në prag të Kurban Bajramit (FOTO)

Në bashkëpunim me Myftininë e Strugës, është vendosur një kontenjer i posaçëm për hedhjen e mbetjeve nga kurbani, pranë Xhamisë “Lulishtë”, në anën e rrugës magjistrale Strugë–Qafë Thanë.

Ky hap është ndërmarrë me qëllim të ruajtjes së pastërtisë publike, mbrojtjes së mjedisit dhe lehtësimit të qytetarëve gjatë kryerjes së ritualit të kurbanit. Apelojmë që mbetjet të hidhen vetëm në këtë hapësirë të dedikuar.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emrin tim personal si drejtor dhe në emër të gjithë stafit të JP Komunale, ju urojmë shëndet, paqe, begati dhe harmoni në familjet tuaja.
Gëzuar Kurban Bajramin!

Me respekt,
Resul Çollaku
NP Komunale-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!