Sunday, May 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëIncident në Eurovision në Vjenë, pjesëtarja e delegacionit serb tentoi të largojë...

Incident në Eurovision në Vjenë, pjesëtarja e delegacionit serb tentoi të largojë flamurin e Kosovës (VIDEO)

Një incident ka ndodhur në Qendrën e Mediave në festivalin e këngës Eurovision që po mbahet në Vjenë, ku një pjesëtare e delegacionit të Serbisë ka reaguar ndaj valëvitjes së flamurit të Kosovës gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi me këngën “Nân”.

Sipas anëtarit të Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej së bashku me ekipin e RTK Radios në sallën e mediave, një grua nga delegacioni serb ka tentuar ta largojë flamurin e Kosovës, duke pretenduar se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

 

 

Ai ka deklaruar se ka ndërhyrë në momentin kur është tentuar prekja e flamurit dhe se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur Alis Kallaçi ka performuar në finalen e Eurovisionit, duke interpretuar këngën “Nân”, një baladë emocionale për lidhjen nënë–fëmijë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!