Friday, May 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI-Strugë: Ndërmarrjet komunale pasurohen, ndërsa xhepi i qytetarëve rëndohet

BDI-Strugë: Ndërmarrjet komunale pasurohen, ndërsa xhepi i qytetarëve rëndohet

Ndërmarrjet komunale pasurohen, ndërsa xhepi i qytetarëve rëndohet 📢

Pas konferencës për shtyp të realizuar nga kryetari i Komunës së Strugës dhe drejtori i Ndërmarrjes Komunale “EKO STRUGA”, e ndjejmë për obligim të informojmë qytetarët mbi atë që është duke ndodhur.

Përderisa jetojmë në një periudhë të një krize botërore, me një rritje evidente të çmimeve të produkteve bazë, autoritetet komunale vendosin që të rëndojnë akoma dhe më tepër xhepin e qytetarëve të Strugës duke i rritur tarifat e shërbimeve të parkingut në qytet 🚨.

Duhet theksuar se ky vendim vjen pas premtimeve elektorale që parkingjet në qytet do të ishin falas gjatë muajve të verës.
Por mesa duket nga e thëna në të bërë qëndron në mes një det i tërë.

I bëjmë thirrje autoriteteve lokale që të reflektojnë dhe të mos rëndojnë akoma dhe me tepër xhepin e qytetarëve të Strugës, por të mundohen të punojnë në drejtim të rritjes së mirëqënies së tyre.

08.05.2026
Bashkimi Demokratik për Integrim – Strugë
Sektori për marrëdhënie me publikun

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!