Tuesday, April 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniGjyqtari Kadriu: Shqiptarët s’janë qiraxhinj në Maqedoni

Gjyqtari Kadriu: Shqiptarët s’janë qiraxhinj në Maqedoni

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat vuri në pah nevojën për riformulim të preambulës së Kushtetutës, e cila sipas tij shqiptarët i definon si qiraxhinj. Kadriu tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë të huaj, por vendas. “Në preambulë definohet “shqiptarët pjesë e popullit”, siç i përmendin edhe të gjithë etnikumet tjera, “pjesë e popullit”… Kjo ju lutem aludon në një situatë dhe tezë shumë të rrezikshme që flet se ne si pjesë e popullit, domethënë rastësisht kemi ndodh dhe jetojmë në Maqedoni, qiraxhinj me qenë këtu se kemi dalë prej shtetit tjetër, e kemi gabuar rrugën, jemi futur në Maqedoni dhe këtu jetojmë. Ne nuk jemi këtu qiraxhinj dhe nuk jemi pjesë e popullit, ne jemi vendas këtu”, tha gjyqtari Osman Kadriu në intervistën për Alsat.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!