Friday, April 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohen mjekë specialistë në klinikat e Shkupit, zbardhen emrat

Arrestohen mjekë specialistë në klinikat e Shkupit, zbardhen emrat

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut nga orët e mbrëmjes njoftoi se po zhvillohet një aksion policor i lidhur me një hetim për trajtime mjekësore të paligjshme dhe përdorim të preparateve të paregjistruara, raportojnë mediat maqedonase.

Aksioni përfshin mjekë dhe persona nga disa institucione shëndetësore.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Natasha K. dhe Arben K., dermatologë që punojnë në SPQ “8 Shtatori”, Dejan F. nga Klinika e Dermatologjisë, Magdalena I. – mjeke në SPQ “8 Shtatori”, si dhe Andrea T. nga një qendër private estetike.

Sipas burimeve, janë duke u zhvilluar kontrolle në disa lokacione, përfshirë edhe banesat e personave të përfshirë në këtë rast.

Pas përfundimit të veprimeve, një prokuror publik kompetent do të vendosë nëse do të kërkohen masa nga gjykata. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!